Fillimi LajmeKremlini mohon pretendimet se Putin i ka thënë Erdoğanit “diktator”

Kremlini mohon pretendimet se Putin i ka thënë Erdoğanit “diktator”

nga Shekulli Agency

erdogan-putin

Pestok tha se lajmet në disa faqe të internetit se Putin ka thirrur në zyrën e tij Ambasadorin turk në Moskë, Ümit Yardım dhe i ka shprehur atij se Presidenti Erdogan është një diktator nuk janë të vërteta.

 

Zëdhënësi për shtyp i Kremlinit Dimitri Peskov ka mohuar pretendimet se presidenti rus Vladimir Putin ka thënë fjalë të ashpra ndaj Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Peskov i pranishëm me anë të telekonferencës në një takim informativ i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pestok tha se lajmet në disa faqe të internetit se Putin ka thirrur në zyrën e tij Ambasadorin turk në Moskë Umit Yardim dhe i ka shprehur atij se Presidenti Erdogan është një diktator nuk janë të vërteta.

Peskov ka theksuar se Putin nuk ka thërritur Ambasadorin në zyrën e tij dhe se nuk ka një fjalim të tillë siç pretendohet.

Zëdhënësi Peskov duke mohuar gjithashtu lajmet se “Bashar Asadi, ka kërkuar nga Putin që të dërgojë ushtrinë ruse në Siri”, është shprehur se në një çështje e tillë nuk qëndron në axhendën e tyre.

 

Shekulli Agency:

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies