Jozyrtarisht mësohet imami Rexhep Memishi është figura qendrore në mesin e të arrestuarve gjatë operacionit policor për kapjen e personave që kanë lidhje me shkruarjen e të rinjve nga Maqedonia në luftërat në Siri dhe në Irak.
Imami Memishi është cilësuar edhe më herët si lider i grupit të besimtarëve që nuk pranojnë autoritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë.
Ai ka shërbyer si imam në xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe gjithashtu vlerësohet se ka pasur ndikim të madh tek xhemati në xhaminë Jahja Pasha. Këto dy xhami një kohë të gjatë janë përfolur se gjenden jashtë kontrollit të BFI-së. /SHENJA/
