Fillimi LajmeUNICEF: 40 përqind e fëmijëve në Lindjen e Mesme nuk vijojnë shkollën

UNICEF: 40 përqind e fëmijëve në Lindjen e Mesme nuk vijojnë shkollën

nga Shekulli Agency

3

Sipas këtyre të dhënave, në Siri, Irak, Jemen dhe Libi, janë mbyllur 9 000 shkolla.

 

Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) deklaroi sot se 40 përqind e numrit të përgjithshëm të fëmijëve në Lindjen e Mesme nuk shkojnë në shkollë, duke paralajmëruar se një brez i tillë i fëmijëve paraqet “bazë të mirë” për fenomenin e emigrimit.

Nga UNICEF-i theksojnë se nga 34 milionë fëmijë nga Siria, Iraku, Jemeni, Libia dhe Sudani, 13.7 milion prej tyre nuk shkojnë në shkollë. Me që luftërat dhe konfliktet në këto vende vazhdojnë, nga kjo organizatë e OKB-së theksojnë se numri i fëmijëve të pa arsimuar në muajt e ardhshëm mund edhe të rritet.

Kreu rajonal i UNICEF-it për Lindjen e Mesme, Peter Salama shton se “duhet të veprohet urgjentisht, përndryshe pasojat do të jenë shumë të rënda”.

Sipas tij, UNICEF-it i duhen 300 milionë dollarë, që këtë vit tu mundësoj fëmijëve qasje në shkolla.
Sipas këtyre të dhënave, në Siri, Irak, Jemen dhe Libi, janë mbyllur 9 000 shkolla. Disa shkolla të hapura, janë kthyer në strehimore për refugjatët, ndërsa disa shërbejnë për rekrutimin e luftëtarëve.

Vetëm në Siri 50.000 mësues nuk lajmëron vajtjen në punë, ndërsa mijëra fëmijë në rrugën e tyre për në shkollë duhet të kalojnë nëpër disa vija të frontit. Raporti i UNICEF-it thekson se fëmijët e pa arsimuar të cilët nuk ndjekin shkollimin, janë shënjestër e shpeshtë e grupeve militante.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies