Tashmë kur Gjykata Themelore në Shkup i ka shpallur të pavlefshme përgjimet që e shndërruan në hero liderin opozitar Zoran Zaev, po spekulohet se hapi i radhës do të jetë arrestimi i tij, në bazë të akuzave në procesin gjyqësor “puç”.
Gazetari proopozitar Branko Geroski ka shkruar se “gjyqësia e Nikolla Gruevskit” javën e ardhshme do të pasojë arrestimi i Zoran Zaevit.
“Pres që në seancën e ardhshme gjyqësore për rastin Puç me 7 shtator që Gjykata të sjell vendim që Zaevi të arrestohet, dhe ashtu si qëndrojnë punët deri më tani, nuk do të befasohem nëse ai vendim realizohet në vepër.
Ka vetëm një mënyrë për t`u ndaluar kjo sjellje nënçmuese ndaj opozitës dhe kjo thyerje e të gjitha marrëveshjeve. E dini edhe vet se cila është ajo mënyrë. Më falni djem, nuk ka mënyrë tjetër”, ka shkruar Geroski.
