Fillimi LajmeUnioni i Dijetarëve Islamë u bën thirrje vendeve islamike të strehojnë refugjatët sirianë

Unioni i Dijetarëve Islamë u bën thirrje vendeve islamike të strehojnë refugjatët sirianë

nga Shekulli Agency

imigracion-hungari

Unioni Ndërkombëtarë i Dijetarëve Muslimanë në krye me Yusuf al-Qaradawi u bëri thirrje të gjitha vendeve të botës islame të ndihmojnë refugjatët sirianë.

Në një komunikim të Unionit, të cilin e nënshkruan kryetari Qaradawi dhe sekretari i përgjithshëm Ali al-Qaradagi, theksohet se populli vëllazëror sirian është ekspozuar ndaj krimeve të tmerrshme dhe është i detyruar të largohet nga vendin, por edhe se numri i madh i tyre humbin jetën në rrugën e rrezikshme të shpëtimit nëpërmjet Detit Mesdhe dhe poshtërohen në kufi.

Nga Unioni u bëjnë thirrje të gjithë zyrtarëve fetarë islamë që në hutben e të nesërmes, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për tragjedinë e popullit sirian, të flasin pikërisht për atë çështje dhe të luten për shpëtimin e popullit të atij vendi.

Dijetarët islamë të mbledhur në këtë Union kanë bërë thirrje vendeve arabe dhe islamike të pranojnë refugjatët dhe t’i strehojnë në mënyrë dinjitoze në mënyrë që të parandalohen vuajtjet dhe poshtërimet e tyre në kufijtë me vendet tjera.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies