Fillimi LajmeU filmua duke qëlluar refugjatët sirianë, pushohet nga puna reporterja e televizionit

U filmua duke qëlluar refugjatët sirianë, pushohet nga puna reporterja e televizionit

nga Shekulli Agency

petra-prap

Refugjatët sirianë nuk dinë nga të ruhen më parë. Nga dhuna brutale policore, apo nga reportere si kjo…

Quhet Petra Laszlo dhe punon për portalin informativ hungarez N1TV, nën kotrollin e partisë ekstremiste të djathtë anti – emigracion Jobbik. Siç duket nga pamjet ajo pengon një refugjat, i cili mban në krahë fëmijën e tij, në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës policore.

Episodi u filmua nga kamerat e reporterëve të tjerë, të pranishëm në momentin kur policia hungareze po përpiqej të mos lejonte hyrjen në kufi, të një grupi refugjatësh sirianë, që vinin nga Serbia. Por ky episod nuk ishte i vetmi. Pamjet tregojnë edhe një tjetër rast, kur ajo qëllon me shkelm tek gjuri, një vajzë të vogël.

Mesa duket, reporterja harroi për pak çaste misionin e saj të vërtetë të përcjelljes së lajmit dhe të qenit e paanshme dhe u rendit në krah të policëve dhunues, të cilët prej muajsh shkelin rregullat dhe traktatet e Bashkimit Europian për refugjatët.

Publikimi i këtyre pamjeve ngjalli reagimin e ashpër të opinionit publik në vend dhe në mbarë botën. Kjo detyroi median që e kishte punësuar, ta shkarkonte menjëherë nga detyra.

https://youtu.be/WrdYXatl3b8

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies