Fillimi LajmeThaçi takon ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Thaçi takon ambasadoren e re të Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

nga Shekulli Agency

Kivilcim Kiliç

Zëvendëskryeministri Thaçi ka falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhënë Kosovës, duke i uruar fillim të mbarë në detyrën e saj të re.

 

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhënë Kosovës, duke i uruar fillim të mbarë në detyrën e saj të re dhe gjithashtu  uroi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ai ka vlerësuar lartë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Turqisë dhe theksoi se të dy vendet gëzojnë partneritet strategjik, duke theksuar se në Kosova vepron një numër i madh i bizneseve dhe investitorëve seriozë nga Turqia, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga ana tjetër, ambasadorja Kiliç u shpreh se do të jetë e përkushtuar që marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë të forcohen edhe më tutje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies