Fillimi Lajme“Tentativa e FETO-s për grusht shteti ishte e planifikuar në kuzhina të ndryshme”

“Tentativa e FETO-s për grusht shteti ishte e planifikuar në kuzhina të ndryshme”

nga Shekulli Agency

Zv/rektori në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Shener Bilalli, thotë se tentativa për grusht shteti më 15 korrik në Turqi nga FETO ishte përgatitur dhe planifikuar në “kuzhina” të ndryshme

Zëvendësrektori në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Shener Bilalli, thotë se tentativa për grusht shteti më 15 korrik në Turqi nga Organizata Terroriste FETO ishte një tentativë për grusht shteti i përgatitur dhe planifikuar në “kuzhina” të ndryshme.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Bilalli tha se nata e 15 korrikut edhe për turqit e Maqedonisë ka qenë një “natë e gjatë” dhe se atë natë ishin pikëlluar shumë, duke shtuar se në historinë dy mijë vjeçare turke nuk ka ndodhur një tradhti e tillë.

Sipas tij, tentativa për grusht shteti më 15 korrik në Turqi nga Organizata Terroriste FETO ishte një grusht shteti i përgatitur dhe planifikuar në kuzhina të ndryshme. “Ishte një grusht shteti i përgatitur në kuzhinën e përbashkët të forcave ndërkombëtare, super forcave, shteteve evropiane dhe mbase disa shteteve të cilat nuk kemi mundur t’i paramendojmë”, shprehet Bilalli.

Duke theksuar se synimi i vërtetë i grushtit të shtetit ka qenë ta pengojnë Turqinë e cila, sipas tij, po rritet, zhvillohet dhe forcohet, Bilalli vë në pah se në 10-15 vitet e fundit, Turqia paraqet një model alternativ për botën.

Ndërkaq, duke folur për modelin alternativ që ofron Turqia nën drejtimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Bilalli thotë:

“Nuk është vetëm një alternativë politike. Ajo është alternativë për të shtypurit, alternativë e lindjes për perëndimin. Një alternativë, e cila, siç thotë edhe presidenti, bota është më e madhe se pesë. Një alternativë ku në ekonomi kompanitë kapitaliste nuk mund të udhëheqin. Grushti i shtetit kishte qëllim të pengonte alternativën e cila do ta inkurajonte, do ta ngriste dhe do ta kthente në formën e saj botën islame. Nuk ishte grusht shteti vetëm ndaj një personi apo vetëm ndaj presidentit, por ishte grusht shteti ndaj gjithë botës. Sepse Turqia në 10-15 vitet e fundit po përbënte një model për botën. Me të vërtetë ishte një grusht shteti i rrezikshëm. Falë Zotit, nuk u realizua. Pas këtij grushti të shtetit, Turqia po vazhdon rrugën e saj duke u forcuar”.

“Kjo strukturë është helm dhe virus”

Billalli më tej potencon se FETO është një strukturë e cila është e pranishme në Maqedoni dhe shtetet e tjera të Ballkanit, duke shtuar se kjo fshihet pas perdeve të ndryshme, siç është fusha e turizmit dhe arsimit.

Bilalli, i cili këtë strukturë e cilëson si “helm dhe virus”, shprehet se ky virus duhet ndalur pa u shndërruar në gangrenë.

Ai thotë se për shkak të krizës politike që po vazhdon në Maqedoni prej dy-tre vitesh, në mënyrë të vetëdijshme apo ta pavetëdijshme nuk është arritur të mënjanohet kjo strukturë.

“Në fakt, këtë përvojë të tillë që përjetuan në Turqi në afat të gjatë, mund ta bëjnë edhe në Maqedoni. Mendimi im personal është se nëse ajo nuk ndalet në mënyrë juridike dhe reale, atëherë Maqedonia mund të ketë telashe në afat të gjatë. Këto telashe nuk duhet kuptuar medoemos si grusht shteti. Është e papranueshme të mashtrojnë popullatën muslimane në Maqedoni duke u thirrur në arsim dhe t’i manupulojnë me fjalët e tyre duke u thirrur në ‘shërbim’. Kjo nuk prek vetëm turqit, shqiptarët ose boshnjakët, por në afat të gjatë prek edhe Maqedoninë”, vazhdon Bilalli.

“E rrezikshme për çdo shtet”

Siç vë në dukje Bilalli, kjo lloj strukture paraqet rrezik për çdo shtet. Ai shton se ajo nuk është e rrezikshme vetëm për Turqinë, Maqedoninë dhe shtetet e Ballkanit, por madje edhe për botën.

“Sado që kohëve të fundit SHBA-të të përpiqen ta shpërfillin këtë, në afat të gjatë, kjo do të paraqesë rrezik edhe për SHBA-të. Fatkeqësisht, janë shpalosur shumë dokumente se kanë financuar fushatat e presidentëve amerikanë”, potencon Bilalli.

Bilalli ka folur edhe në lidhje me mënjanimin e kësaj strukture të rrezikshme.

“Turqia bën çdo gjë në korniza të së drejtës dhe ligjeve. Qeveria që do të zgjidhet në Maqedoni, duhet që sa më parë të ulet të bisedojë me Turqinë dhe ta përfshijë këtë organizatë në ligjet e saj. Nëse Turqia e ka shpallur këtë strukturë si organizatë terroriste, atëherë ajo duhet t’i marrë arsyetimet e drejta dhe t’i përshtat në ligjet e Maqedonisë. Ndërkaq, Maqedonia do t’i kalojë këta në kategorinë e organizatave terroriste. Pas kalimit në këtë kategori, njësitet shtetërore, shërbimi sekret, Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme, të gjitha mekanizmat e shtetit do të zhvillojnë strategji për luftë kundër këtyre. Këtë strategji do ta zhvillojë shteti, ndërsa do të ndjekë lëvizjet e kësaj strukture në arenën ndërkombëtare, teksa me Turqinë mund të krijohet një komision i përbashkët dhe në këtë mënyrë do të ketë shkëmbim të vazhdueshëm të të dhënave”, vlerëson Bilalli.

Sipas Bilallit, rezultatet e aktivitetit të kësaj organizate nuk ndikojnë vetën në shtetin, por edhe tek të rinjtë. “Presidenti i kategorizoi shumë mirë. Baza e tyre është adhurimi, në mes vjen tregtia, ndërsa në majë tradhtia. Nëse fëmijët tanë kalojnë nëpër këto kategori dhe ngjiten në pjesën e tradhtisë, atëherë kjo zhduk një brez të tërë”, thotë Bilalli.

Dzihat Aliju (AA)

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies