Fillimi Opinion/AnalizaAzem ty të sulmoj dikush, ti sulmove ndjenjat e çindra njerëzëve

Azem ty të sulmoj dikush, ti sulmove ndjenjat e çindra njerëzëve

nga Shekulli Agency

Shkruan: Avdyl Mziu

Azem, nuk e di se çfarë poeti je, por një gjë jam i sigurt, ka pasur me mijëra poet në gjithë botën që kanë tentuar besa edhe e kanë realizuar promovimin e tyre duke shfrytëzuar fyerjen e besimit të njerzëve, urime, nëse të gëzon një fakt i tillë. Ju drejtova me “ty e ti” dhe jo me termin “ju” sepse mendoj që tentimi i përfitimit përmes kësaj mënyre të bën njeri shumë të ulët. Një poet brengë dhe detyrë e të cilit duhet të ishte poezia dhe jo fyerja e besimit të shumicës së bashkvendasëve tu. Po të ishe në ndonjë vend të Europës dhe të shkruash për antisemitizmin do të dënoheshe gjithësesi.

E drejta e lirisë së fjalës dhe të mendimit përfundon aty ku preket liria e tjetrit. Kjo që bëtë ju është blasfemi e pastër, fyerje e përulje e një besimi, vrasje e ndjenjave, emocioneve njerëzore të cilët kanë këtë besim. Për dallim nga poetët tuaj Dostojevski, George Orëell Gëte e Tolstoini, profeti Muhammed alejhi selam edhe pas 1400 viteve kohë që kaluan pa Tëiter, Facebook e Instagram ka mbi 2 miliard ndjekës në gjithë globin, po, ai “shpellari” të cilin e quani ju, ku këta “vetëm” 2 miliard edhe në detaje ndjekin me përkushim traditën e tij, jetën e tij. Një jetim i cili pa përdorur forcën u bë udhëheqësi më i madh botëror që njeh historia e njerëzimit, ai “shpellari” i cili edhe nga Krijuesi i Gjithësisë u quajt “MËSHIRË PËR NJERËZIMIN”.
Ju, një poet profiter tinëzak i cili përdorë strategjin e njejtë të bashkpunëtorit më të afërt të udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Ismail Kadare, duke u munduar të hapni “rrugët evropiane” të promovimit tuaj me anë të fyerjës së besimit të shumicës së popullësisë, por me shumë gjasë do të zhgënjehësh njësoj sikurse babai juaj ideologjik, Kadare.
Kur të flitni për këtë burr, emri i të cilit përmendët së paku dhjetë miliard herë në ditë, duke e ditur këtë madhështi, sipas meje duhet të pastroni gojën, dhe në shenjë respekti të qoheni në këmbë.

“Shpellar” ky emërtim të cilin ju shumë e përdorni për të nënqmuar këtë prijës të një besimi kaq të madh, “shpellar” me mendësi, është keq të jesh, e jo si detyrim strehimi. Dituria ka dimension të gjerë, jo çdo dituri është e dobishme e gjithëpërfshirëse. Kështu na mëson edhe feja jonë që të kërkojm dituri të dobishme nga Krijuesi. Edhe Sllobodan Millosheviç kishte dituri me vet faktin që ishte bërë prijës i Federatës Jugosllave, por veprimtaria e tij kundër njerëzimit zhvlerëson atë dituri, në fakt të bën të turpërohesh nga ajo dituri.

Ti fyen besimin e atyre që dhanë jetën e tyre që sot ti të jetosh i lirë, po besimin e bacës Shaban Jashari që ishte medresant, e Adem Jasharit që gjatë sulmeve të ushtrisë serbe ishte duke kryer një ndër pesë kushtet e Islamit, agjërimin. Është jo etike, jo e moralshme, jo profesionale që në bazë të fyerjës së besimit të të tjerëve të tentosh të dalësh në qendër të vëmendjes.
Unë nuk pajtohem me sulmin tënd, sepse ti atë doje. Dëshiroje të sulmojn e që më pastaj ky lajm të bëjë jehonë se si “poeti” nga Drenica sulmohet nga “islamistët radikal”. Habitem me sulmin ndaj teje, sesi një pjestar i fesë të cilës i takojë ka ra pre e taktikës tënde për vëmendje. Këtë reagim nuk e bëra për ty, e bëra ndaj atyre që reaguan të mbrojnë këtë blasfemi të pastër, e po në Kosovë po jetojmë, i vjen radha edhe çiftit tuaj të jepni leksione mbi jetën e njeriut me mbi 2 miliard ndjekës në gjithë botën.

Ajo se çka më befasojë është reagimi i disa njerzëve të cilët njihen si frymëzues të urrejtës ndërfetare në vendin tonë siç është Berat Buzhala i cili ishte pro çdo lire të pakufizuar të të shprehurit derisa mori një goditje nga kompania “Devolli Corporation”, e që atëherë i ra ndërmend se si është të ndihesh i fyer, i linquar nga një fushatë që bëri kompania në fjalë kundër tij.
Në fund po paraqes një shkrim të Lamartines për figurën e profetit Muhammed alejhi selam, jo për të mbushur mendjën ty, sepse nuk je kërkushi, thjeshtë për opinionin e gjerë të dijë se kush ishte MUHAMMEDI alejhi selam.

“Nëse madhështia si qëllim final, thjeshtësia si mjet për arritjen e saj dhe rezultatet e mahnitshme përbëjnë tri kriteret e gjenisë njerëzore, atëherë kush merr guximin të krahasojë cilindo njeri të madh të historisë moderne me Muhammedin ? Burrat më të famshëm kanë ndërtuar veçse ushtri, ligje dhe perandori. Kanë ndërtuar , nëse i’a kanë arritur për të ndërtuar ndonjë gjë, jo më tepër se superfuqi materiale, të cilat më vonë do t’u shkatrroheshin para syve. Ky burrë për të cilin po flasim, nuk frymëzonte vetëm ushtri, ligjvënës , perandori, njerëz apo dinasti por frymëzonte miliona njerëz që në atë kohë përfaqësonin një të tretën e njerëzimit ; mbi të gjitha vuri në lëvizje altare, zota, besime fetare, ide, supozime dhe shpirtëra…Durimi i tij, përpjekjet e tij të cilat i’u përkushtuan pafund, bashkëbisedimi i tij mistik me Zotin, vdekja e tij dhe triumfi i tij pas vdekjës ; të gjitha këto nuk dëshmojnë për mashtrim por përkundrazi, konfirmon bindjen e thellë, e cila i dha atij forca për ringjalljen e besimit.

“Filozof, orator, apostull, ligjvënës, hero, përhapës idesh, novator i doktrinave racionale, i kulteve të paimagjinueshme ; themelues i njëzet perandorive tokësore dhe një shpirtërore, ky është Muhammedi.

Nëse marrim në konsideratë të gjitha njësitë matëse me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, mund të pyesim pa hezitim : A egziston burr më i madhë se ai..?”
Lamartine, Hisotri de la Turquie, Paris, 1854, Vëllimi II, faqe 276 – 277.

/DrenicaSOT/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies