Fillimi LajmeMeksika do t’i kundërpërgjigjet veprimit të Trumpit për murin

Meksika do t’i kundërpërgjigjet veprimit të Trumpit për murin

nga Shekulli Agency

“Do të jemi të detyruar të kundërpërgjigjemi në rast se SHBA-të do të përpiqen të vendosin taksa ndaj produkteve të importura nga Meksika për financimin e murit”, tha Videgaray

Ministri i Jashtëm i Meksikës Luis Videgaray ka paralajmëruar se mund t’i kundërpërgjigjen veprimit të presidentit amerikan Donald Trump i cili ka njoftuar se duke vendosur taksa të njëanshme do të sigurojë financimet e murit që planifikon të ndërtojë në kufi.

Sipas lajmit të BBC-së, vihet në dukje se Videgaray në një intervistë të dhënë në radio ka bërë disa deklarata në lidhje me propozimin për vendosjen e 20 përqind taksë ndaj produkteve të importuara nga Meksika për financimin e murit.

Videgaray, ka deklaruar se qeveria e Meksikës mund ti vendosë tarifa për disa produkte të caktuara SHBA-ve e cila është e varur nga eksportet në Meksikë.

Ai tha se vendi i tij beson në tregtinë e lirë. “Do të jemi të detyruar të kundërpërgjigjemi në rast se SHBA-të do të përpiqen të vendosin taksa ndaj produkteve të importura nga Meksika për financimin e murit”, tha Videgaray.

Videgaray tha se deklarata e tij nuk duhet të shihet si një kërcënim bosh dhe vuri në dukje se Meksika është e gatshme të përballet me këtë realitet.

Administrata e SHBA-ve ka njoftuar se propozimet për ndërtimin e murit do ti marrin muajin e ardhshëm.

Presidenti amerikan Donald Trump vetëm 5 ditë pas ardhjes në detyrë më 20 janar, për të “parandaluar migrimin ilegal” dhe “për të rritur sigurinë kufitare” nënshkroi dekretin i cili parashikon ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën, ku dhe kishte vënë në dukje se fillimisht financimet e murit do të siguroheshin nga qeveria federale dhe më pas kjo shumë do të merrej nga qeveria e Meksikës.

Ndërsa presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto ka deklaruar disa herë se nuk do të paguajnë për murin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies