Fillimi LajmeSteinmeier: Mbështesim Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Steinmeier: Mbështesim Turqinë në luftën kundër terrorizmit

nga Shekulli Agency

Frank-Walter-Steinmeier,

Steinmeier në një deklaratë në gazetën Bild duke vënë në dukje se askush nuk duhet të dëshirojë që Turqia të rikthehet në ditët dhunës së hershme ka thënë se në këtë përfshihen kurdët dhe qeveria.

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, ka theksuar se mbështesin Turqinë në çështjet e luftës kundër DAESH dhe përpjekjet në Procesin e Zgjidhjes.

Steinmeier në një deklaratë në gazetën Bild duke vënë në dukje se askush nuk duhet të dëshirojë që Turqia të rikthehet në ditët dhunës së hershme ka thënë se në këtë përfshihen kurdët dhe qeveria.

Steinmeier, duke vënë në dukje se në rast se PKK sulmon forcat e sigurisë Turqia duhet ti japë përgjigjen e duhur kësaj ai ka theksuar se kundrejt kësaj nuk duhet të shëmbet edhe ura e ngritur me mund për vite me rraldhë drejt kurdëve. Steinmeier, gjithashtu ka shprehur se duhet të tregohet respket ndaj partisë kurde të pranishme në parlament.

Ndërsa ndaj pyetjes se nëse a do të bënte pushimet në Turqi pas ngjarjeve rajon dhe në Anadollin jug-lindor Ministri i Jashtëm gjerman i është përgjigjur se “Mund të mendoj të bëj pushimet në Turqi. Tani zonat problematike janë janë zonat në kufi me Sirinë dhe Irakun e jo në zonat turistike. Madje shumë punonjës dhe këshilltarë të mi ndodhen në Turqi për pushime, por si ministri e jashtme si çdo herë ne bëjmë rekomandimet tona për udhëtimet”.

Steinmeier, i cili duke shprehur se situata në kufirin e jug-lindjes së Turqisë është mjaftueshëm e rrezikshme për arsyen se DAESH, PKK dhe forcat e regjimit të Asadit janë të armatosur me armatime të rënda ai ka theksuar se normalisht Turqia ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies