Fillimi LajmeIrak, Qeveria Rajonale Kurde thirrje PKK-së të largohet nga territori i saj

Irak, Qeveria Rajonale Kurde thirrje PKK-së të largohet nga territori i saj

nga Shekulli Agency

Masud-Barzani

Qeveria Rajonale Kurde e Irakut të Veriut i ka bërë thirje organizatës terroriste PKK të largohet nga territori i këtij vendi.

 

Qeveria Rajonale Kurde e Irakut të Veriut i ka bërë thirje organizatës terroriste PKK të largohet nga territori i këtij vendi.

Në një deklaratë me shkrim në faqen zyrtare Qeveria Qeveria e Irakut të Veriut i ka kërkuar PKK-së të largojë kampet dhe grupet e armatosura nga vendbanimet dhe fshatrat. ‘PKK nuk duhet të shtyjë popullsinë dhe interesat e sajë në luftë me Turqinë. Në të njëjtën kohë ju bëjm thirrje dy palëve që të ulen në bisedime. Për këtë jemi gati të bëjm çdo gjë që na takon’, thuhet në deklaratën e Qeverisë Kurde të Irakut të Veriut.

Ndërkohë në një deklaratë të kryesisë vendore thuhet: ‘PKK duhet të largohet nga vendbanimet e kurdëve për të mos bërë kurban popullatën në këtë rajon. PKK duhet të mbajë larg luftën nga rajoni i Kurdistant. Kurdistani dhe popullsia e Kurdistanit nuk duhet të përfshihen dhe nuk duhet të bëhen kurban në këtë luftë’.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies