Në përleshjet mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në rajonin Nablus 2 palestinezë janë plagosur nga plumbat plastikë.
Vazhdojnë të rriten tensionet pasi kolonët Hebrenjë në Bregun Perëndimorë shkaktuan vdekjen e një fëmije duke i vendosur zjarrin një shtëpie që i përkiste palestinezëve.
Njoftohet gjithashtu se në përleshjet mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në rajonin Nablus 2 palestinezë janë plagosur nga plumbat plastikë. Kryetari i këshillit të pleqve të fshatit Kasra në Nablus Abdulazim el-Vadi, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka thënë se “Një grup i kolonëve hebrenj kanë shkaktuar tensione në fshat duke bastisur fshatin dhe duke sulmuar bujqit që pononin në ara”. Vadi i cili ka vënë në dukje më tej se banorët e fshatit i janë kundërpërgjigjur me gurë kolonëve hebrenjë dhe më pas ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë ndaj palestinezëve me gaz lotsjellës dhe plumba plastikë ai ka shprehur se “gjatë ndërhyrjes nga plumbat plastikë janë plagosur 2 Palestinezë dhe shumë të tjerë janë prekur nga gazi”.
Ndërsa nga ana tjetër policia izraelite ka bërë të ditur se në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe palestinezëve në Jeruzalem janë plagosur lehtë 2 policë izraelitë.
– Digjet mjeti i liderit të Hamas
Ndërsa në qytetin Jenin në Bregun Perëndimorë mësohet se mjeti i Vasfi Kabha i një prej liderëve të Hamasit është djegur nga persona të pa-identifikuar.
Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Kabha theksohet se mjeti në fjalë është djegur nga persona të pa-identifikuar në orët e para të mëngjesit në qytetin Jenin në Bregun Perëndimorë. Kabha për djegjen e mjetit duke i cilësuar përgjegjësit si “agjentë të pushtuesve” ai ka pretenduar se dobësitë e sigurisë burojnë nga forcat e sigurisë të qeverisë Palestineze.
Kabha gjithashtu ka tërhequr vëmendjen pasi që nga viti 2006 e deri tani ai ka qenë pre e 36 sulmeve të ndryshme dhe se asnjëri prej tyre nuk është zbuluar.
