Fillimi LajmeSot protestohet në Shkup

Sot protestohet në Shkup

nga Shekulli Agency

shkupi-2

Sot në orën 18 do të mbahet një protestë e qetë kundër ndërtimit të rrotës panoramike e cila pritet të kushtoj 18.3 milion euro. Motoja e kësaj proteste, e thirrur në rrjetet sociale është “Shkupi nuk është Disneyland”. Protesta do të mbahet para parlamentit të Maqedonisë.

“Të enjten duam t’u themi përgjegjësve se “Shkupi nuk është Disneyland”, Kjo çmenduri patjetër duhet të ndalet. Vazhdojnë të ndërtojnë ndërtesa dhe monumente kontroverse, pa debate paraprake publike dhe pa konsultime me qytetarët e këtij qyteti. Kur në qytet kemi mbi 30% të papunësuar, infrastrukturë të pamjaftueshme, me mijëra qytetarë jetojnë me pagë minimale prej 8000 denarë të cilat nuk janë të mjaftueshme as për t’i ushqyer familjet e tyre, Shkupit nuk i duhen borxhe të reja dhe Disney ideologji.

Shkupit i duhet infrastrukturë moderne dhe ide progresive për zhvillimin e ekonomisë dhe bashkëjetesës.”, thuhet në njoftimin për protestën, transmeton SHENJA.

Rrota panoramike është parashikuar të ndërtohen mes Urës së Gurit “Goce Dellçev” në qendër të Shkupit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies