Fillimi LajmeSerbi, arrestohet polici i cili dyshohet se iu grabiste eurot emigrantëve

Serbi, arrestohet polici i cili dyshohet se iu grabiste eurot emigrantëve

nga Shekulli Agency

policia-serbe

Arrestohet punonjësi i policisë në departamentin e policisë të qyteti të Beogradit si bashkëpunëtorë në vjedhjen e emigrantëve nga Siria.

 

Pjesëtarët e MPB-së serbe, në bashkëpunim me Zyrën e parë themelore të Prokurorit Publik në Beograd, arrestuan oficerin e policisë, të departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit M.K, 24 vjeç, nën dyshimet, se me një oficer tjetër policie kanë kryer shkelje duke grabitur qytetarë sirianë.

Sipas deklaratës së MPB-së të Serbisë, i dyshuari më 18 gusht në mbrëmje në Beograd, iu është afruar emigrantëve dhe duke iu treguar identifikimin zyrtare dhe armën, të cilën e mbante nën xhaketë, ka kërkuar prej tyre që të nxjerrin të gjitha sendet nga xhepat, dhe pastaj nga i dëmtuari i parë kishte marrë 1.400 euro dhe nga tjetri 650 euro, si dhe dokumentet personale.

Policia është duke punuar në identifikimin e punonjësit tjetër të Policisë që dyshohet, ndërsa M.K. do të sillet në zyrën e prokurorit publik kompetent.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies