Fillimi LajmeFoto sa një mijë fjalë! Dhimbja dhe lotët e një babai

Foto sa një mijë fjalë! Dhimbja dhe lotët e një babai

nga Shekulli Agency

sh-2

Fotoja e një babai sirian i cili përqafon me lot në sy djalin dhe vajzën e tij në një plazh të Greqisë është bërë kryefjala e rrjeteve sociale. Daniel Etter është autor i fotografisë së Laith Majid, e cila është bërë në ishullin Kos në Greqi. Etter, reporteri i pavarur 34-vjeçar, rrëfen se nuk është prekur kurrë kaq shumë nga një imazh. Ai arriti të njohë këtë familje të klasës së mesme nga qyteti sirian Deir ez-Zor.

Familja, që ka duruar për vite me radhë bombardimet nga qeveria siriane, forcat rebele dhe së fundmi nga ISIS, shpresonte për një jetë më të mirë në Gjermani. Etter, i vendosur në Barcelonë por që aktualisht fotografon turistët përgjatë kufijve të Bashkimit Europian, ka punuar si mësuese anglishteje.

Ai tha se familja me katër persona, së bashku me 8 të tjerë, erdhën me një gomone të projektuar vetëm për tre persona. “Pas më shumë se dy orësh, varka s’kishte më ajër, filloi të fuste ujë. Refugjatët ndodheshin në ujë kur mbërritën në breg. Por fatmirëisht, mbërritën të sigurtë. Në atë moment ata u gëzuan që ia dolën, dashuria për familjen, dhe pikëllimi për atë çka kishte ndodhur” tha ai. Etter tha edhe pse ai punon si fotograf, duke qenë dëshmitar i shumë skenave emocionuese, asnjë foto nuk e kishte prekur kaq shumë.

 

“Nuk më ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë”, tha ai.

2

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies