Popullata shqiptare e Luginës së Preshevës, pas arritjes së marveshjes, Kosovë-Serbi kërkojn që edhe shqipëtarët në Sërbi të kenë të drejtat e njëjta me serbët në Kosovë. Më 25 gusht në Bruksel është arritur mërveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbis. Me këtë marrëveshje serbët e Kosovës kanë fituar shumë të drejta në këtë shtetë dhe tani e tutje disa nga politikanët serb thonë se tani është koha që të pajtohen serbët dhe shqiptarët. Disa nga liderët politik të Luginës kërkojn që të ndërrmirren veprime konkrete për zgjidhjen e çështjeve teknike e që prekin në realitet edhe çështjet jetike të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Pas arritjes së marveshjes së lartpërmendur, qytetarët e Luginës, konkretisht ata të komunës së Bujanocit, kërkojn të drejtat e njejta siç ju ofruan serbëve të Kosovës. Në një anketë të realizuar me qytetarët shqiptarë të komunës së Bujanocit thonë se, as Shqipëria e as Kosova nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë asgjë për këtë anë. Popullit të Luginës nuk i duhet asgjë më shum pos të drejta të barabarta që kanë sërbët në Kosovë, aq të drejta të kemi edhe ne shqiptarët që jetojm në Serbi.
“Shumë herë na ëhstë premtuar, dhe prap kemi mbetur të vetëm, asnjëherë nuk ndërmorën diçka konkrete që ne te jemi në qendër të vëmendjes. Sa hgerë që u duhen poena politike na përmendin në periudha të caktuara për karrige dhe asgjë tjetër” thonë shqiptarët e Buajnocit, duke shtuar se as liderët politik shqiptarë të Luginës nuk kanë aq shum interes që ti zgjidhin problemet, sepse mos uniteti mes tyre, nuk i lë që të ndërmarrin vendime të përbashkëta në të mirë të qytetarëve, thonë qytetarët shqiptarë. Nga ana tjetër disa nga liderët politik të Luginës pos që kanë kërkuar mbeshtetje të dy shtetev shqipëtare ata gjithashtu kanë kërkuar mbështetjen ndërkombëtare të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të hapen zyra në Luginën e Preshevës dhe të vendoset një force fizike ndërkombëtare.
