Pasi Turqia mposhti hartën “Rendi i Ri” mbi Lindjen e Afërt, Amerika dhe boshti perëndimor sajuan planin “Marrëveshja nukleare me Iranin”! Me këtë akt Irani me dashje apo pa dashje nga amerikano-perëndimorët u fut në lojë kundër Turqisë. Me marrëveshjen e arritur Irani përfitoi “një vetbesim” të cilën haptazi e keqpërdor kundër Turqisë. Menjëherë Irani ndërlidhi aleanc me Bashar Asadin dhe PKK’n në dëm të interesave Turke duke i mbështetur strukturat terroriste të PKK’s në favor të perëndimorëve.
Irani duke marr pas veti mbështetjen konzhukturale të Washingtoni’t, nuk i fsheh më veprimet e saja në rajon. Në very të Sirisë përball Turqisë mbështet përbërjen kurde dhe PKK’n, kurse në veri të Irakut mbështet elementet kurdo-shiite anti liderit kurd Barzanit.
Edhe këtë herë Regjimi “Molla” i Iranit në rajon luan një lojë të rrezikshëm vëllavrasjeje. Perëndimorët Iranasve u thonë; “vetëm një lider ka ky rajon dhe ai është Irani, tani Arabët derisa janë të preokupuar me Jemenin është momenti i volitshëm Turqia të mbetet pa mbështetjen Saudite dhe të Katarit. Atëherë si fitues dhe lider rajoni do të del Irani, kurse Turqia do të mbetet jashtë lojës!?
Plani “B” amerikano-perëndimor, e sajuar si zgjëndër mashtrues për Iranin lansoi “Persinë e Madhe” e cila duhet realizuar përmes “Molla Regjimit të instaluar”, që fsheh pas vete luftënxitjen dhe përçarjen sektare mes muslimanëve duke e futur rajonin në kaos nga e cila do të përfitojnë plansajuesit perëndimor.
“Molla” Regjimi (e instaluar në dëm të popullit iranas) nuk e ka për dert “Persinë e Madhe” por si “mission” të tij ka shkaterimin e bashkësisë ose tubimin e muslimanëve në vetmbrojtje nga plaçkitja e madhe që pason prej botës perëndimore. Atë rol e luajti dje por edhe sot!
Në strategjin e madhe ”EvroAziatike” të vitit 1979, Amerika shtyri Teheranin në “Revolucionin Islamik” e cila ishte projekt për rrënimin e Moskës Sovjetike, dhe sot Irani shtet piun futet si luftënxitës mes muslimanëve! Kurdoherë që u paraqit nevoja për t’u rrënuar shtetet dhe rreziku i Israelit, bota perëndimore sajoi plane sigurie për ato.
Me çfaqjen e nevojës për rrënim të Rusisë sovjetike dhe sigurisë së Israelit, Amerika përshpejtoj Revolucionin Islamik duke instaluar “Molla” regjimin e cila tërhoqi mbështetjen iraniane për sovjetikët në Luftën kundër Avganistanit.
Ky akt perëndimor rrënoi Sovjetizmin kurse Iranin e përgaditi për “Luftë me Irakun” e cila ishte armiku numër një dhe rrezik potencial për kufijtë e Israelit. Iraku Sadamist si aleate e Rusisë Sovjetike arriti të bëhet fuqia e katërt ushtarake në Botë e cila kërcënonte sigurin e Israelit! Kështu u arrit ushtarakisht të shkatërrohen sovjetikët rus bashkë me Irakun dhe Popullin Iranas.
Iranasit të modeluar nga Politika Imperialiste Perëndimore në “ushtar të bronxt” që padyshim për cak kanë thyerjen e rezistencës së pathyeshëm gjeo-kultural të Turqisë së re, e cila duhet dobësuar. Deri më sot me këtë “ushtar të bronxt” Amerika solli vetvrasjen e Sirisë, Irakut dhe Jemenit aleat të vet Iranit. Ishte Amerika ajo që shkatërroi Sirinë dhe Jemenin vetëm e vetëm për të dobësuar forcën iraniane më pas ate e zoloi edhe me embargo!
Sa i përket planit “utopik” për “Persi të Madhe” ky “fantom” projekt djallëzor nëse arrihej të realizohej ate piksëpari do ta shkatërronin vet perëndimorët sepse atyre nuk u konvenon ajo. Herët a vonë Irani do të copëtohet nga vet misionarët të saj “Molla Regjim” të istaluar në Iran.
Ky copëtim do të realizohet me lejen e Perëndimorëve. Sepse mbi kokën e Iranit ritet një shtet gjigant ekonomik turk, Azerbejxhani, i cili do ta kërkoj nga Irani kthimin e Azerbejxhanit lindor të aneksuar me ndihmën e Rusisë, dhe kështu shumë copëtime tjera do të pasojnë në mënyrë zinxhirore brenda Iranit nga nacionalitetet dhe sektet tjera jo-shiite!
Edhepse Turqia trazohet nga brenda dhe nga jashtë ajo me suksses arrin ti sfidoj goditjet duke i amortizuar ato. Turqia do të del fituese sepse është llokomotiv potencial që i paraprinë mirëqenies dhe miqësisë në rajon, ajo pas vete ka Brenda Kaukazit një varg shtetesh turke që jep garancion për atë suksses…”
Gjithkush e kupton se, “Endrra për “”Persi të Madhe“ dhe ”Kurdistan të Madh” është antitez në vete dhe janë dy pole të kundërta të cilët luftojnë njëra tjetrën.!!
