Ndërkohë parada e Forcave të Armatosura të Turqisë dhe performanca e akrobacisë së pilotëve të aviacionit turk “Yjet e Turqisë” tërhoqën një vëmendje të veçantë në radhët e qytetarëve.
Republika e Turqisë me një seri aktivitetesh po shënon festën e Ditës Kombëtare të Fitores së Madhe dhe Forcave të Armatosura. Festimet të cilat kanë nisur me një ceremoni tek Mauzoleumi i Ataturkut kanë pasuar më pas në të gjithë vendin.
Ndërkohë parada e Forcave të Armatosura të Turqisë dhe performanca e akrobacisë së pilotëve të aviacionit turk “Yjet e Turqisë” tërhoqën një vëmendje të veçantë në radhët e qytetarëve.
Nga ana tjetër shënimi i kësaj dite krahas të gjithë territorit të Turqisë është pasuar me aktivitete të ndryshme edhe në Qipron Turke.
Më 30 gusht, 93 vjet më parë, themeluesi i Republikës moderne të Turqisë, Ataturku dhe shokët e tij shënuan një fitore të madhe dhe kështu hodhën themelet e shtetit të sotëm.(AA)
