Fillimi LajmeSHBA, vritet gjatë arrestimit i dyshuari për vrasjen e aktivistit të Trumpit

SHBA, vritet gjatë arrestimit i dyshuari për vrasjen e aktivistit të Trumpit

nga Shekulli Agency

Policia në SHBA njoftoi se ka vrarë të dyshuarin për të cilin vazhdonin hetimet lidhur me vrasjen javën e kaluar të një aktivisti mbështetës të presidentit amerikan Donald Trump, transmeton (AA).

Zyrtarët njoftuan se është vrarë Michael Reinoehl ndaj të cilit u bënë përpjekje për të zbatuar vendimin e arrestimit në kuadër të hetimit ndaj tij për vrasjen e një aktivisti në protestat kundër racizmit të zhvilluara në Portland.

Bëhet e ditur se Reinoehl i është kundërpërgjigjur me armë policëve që tentuan ta arrestojnë në qytetin Seattle në Washington dhe se ai u vra gjatë kësaj.

Më tej thuhet se Reinoehl ka poseduar pistoletë me karikator të mbushur në vend publik dhe se ka bërë rezistencë në ekzekutimin e vendimit të arrestimit.

Protestuesit “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen) që nga vrasja e George Floyd në muajin maj e deri më tani kanë zhvilluar një sërë protestash në Portland ndërkohë që në qytet kanë ndodhur edhe konflikte me grupet e djathta.

Reinoehl ishte akuuzar për vrasjen e Aaron Danielson, anëtarit të grupit Patriot Prayer i cili humbi jetën gjatë ngjarjeve të përjetuara mes palëve.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump në një postim në Twitter i bëri thirrje policisë që të kalojë në veprim lidhur me ngjarjen. “Përse policia në Portland nuk arreston vrasësin gjakftohtë të Aaron Jay Danielson? Bëni punën tuaj dhe bëjeni shpejtë”, tha Trump.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies