Fillimi LajmeKosovë, Agim Çeku ftohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale

Kosovë, Agim Çeku ftohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale

nga Shekulli Agency

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku konfirmoi për Anadolu Agency (AA) se është ftuar si i dyshuar nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Në një deklaratë për AA, Çeku tha se intervistimi është caktuar më 28 shtator dhe se do t’i përgjigjet ftesës.

“Unë jam i thirrur si i dyshuar dhe me siguri do t’i përgjigjem thirrjes”, tha Çeku.

Çeku erdhi në krye të UÇK-së në kulmin e luftës në Kosovë, gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavinë e atëhershme. Në fillim të viteve të 90-ta, ai mori pjesë në luftërat në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Gjykata Speciale, respektivisht Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë institucione të përkohshme me mandat dhe juridiksion të përcaktuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera sipas legjislacionit të Kosovës, të cilat filluan të kryhen ose u kryen në Kosovë midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000 nga persona me shtetësi të Kosovës ose të Republikës Federale të Jugosllavisë ose kundër personave me shtetësi të Kosovës ose të Republikës Federale të Jugosllavisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies