Fillimi EkonomiPandemia e COVID-19 shkatërron sektorin e turizmit në BE

Pandemia e COVID-19 shkatërron sektorin e turizmit në BE

nga Shekulli Agency

Sektori i shërbimeve të turizmit në Bashkimin Evropian shënoi rënie me 75 për qind në qershor mbi bazë vjetore ndërsa sektori i përgjithshëm i shërbimeve shënoi rënie prej 16.4 për qind për shkak të krizës së COVID-19, bëri të ditur sot Zyra statistikore evropiane.

“Midis sektorëve të detajuar brenda sektorit të turizmit, agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë shënuan më së shumti rënie (-83.6 për qind), pasuar nga transporti ajror (-73.8 për qind), akomodimi (-66.4 për qind) dhe restorantet (-38.4 për qind)”, theksoi Eurostat.

Rimëkëmbje është regjistruar në qershor kundrejt prillit, periudha kulmore e pandemisë, për shkak të rihapjes së aktiviteteve ekonomike.

Që nga shfaqja në Kinë dhjetorin e kaluar, pandemia ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë qindra mijëra jetë në të gjithë botën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies