Fillimi LajmeSHBA, përleshje mes mbështetësve të Trumpit dhe protestuesve kundër racizmit

SHBA, përleshje mes mbështetësve të Trumpit dhe protestuesve kundër racizmit

nga Shekulli Agency

Disa ditë para zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen më 3 nëntor në SHBA, ka ndodhur përleshje në qytetin New York mes një grupi që mbështet presidentin Donald Trump dhe një grupi kundërshtar i tij, raporton (AA).

Përkrahësit e Trumpit të cilët u mblodhën para ndërtesës Trump Tower në New York, pas një marshimi në qytet u përballën me anëtarët e grupit “Black Lives Matter”.

Pasi mbështetësit e Trumpit nxorën një flamur gjigand të Trumpit, fillimisht ndodhi përleshjev verbale e më pas fizike.

Policia intervenoi ndaj përleshjes, ndërsa arrestoi shumë persona nga të dyja grupet.

Shumë protestues u plagosën lehtë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies