Fillimi LajmeKhabib i dha fund karrierës së tij pas ndeshjes ku mbrojti titullin kampion bote

Khabib i dha fund karrierës së tij pas ndeshjes ku mbrojti titullin kampion bote

nga Shekulli Agency

Sportisti rus i arteve marciale të përziera, Khabib Nurmagomedov, i dha lamtumirën ringut pas ndeshjes të cilën ai e fitoi kundër amerikanit, Justin Gaethje dhe në të cilën mbrojti titullin e kampionit të botës për peshat e lehta.

Fituesi i 28 ndeshjeve në karrierën e tij, Khabib u përball mbrëmë me Gaethje i cili ka 22 fitore dhe 2 humbje në Flash Forum në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.

Khabib, kampioni i parë musliman i arteve marciale të përziera, mbrojti titullin kampion bote duke mundur kundërshtarin me një nokaut teknik në raundin e dytë.

Sportisti 32-vjeçar, i lindur në Dagestan, në muajin korrik humbi babain e tij, Abdulmanap Nurmagomedov nga koronavirusi (COVID-19). Pas ndeshjes, Khabib njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij aktive.

Duke vënë theksin se nuk dëshiron të vazhdojë rrugën pa babain e tij i cili në të njëjtën kohë ishte edhe trajner i tij, Khabib tha: “Nëna ime nuk dëshironte që të ndeshesha pa babain. Asaj i premtova se kjo do të ishte ndeshja ime e fundit. Ndërsa tani po mbaj premtimin”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies