
Për herë të parë në SHBA jepet aprovim për projektimin e një modeli të vogël të reaktorit bërthamor komercial.
Autoriteti Rregullator Bërthamor i SHBA-së, pranoi kërkesën e kompanisë NuScale Power me qendër në Portland, për reaktorët e vegjël modularë të sistemeve të unifikuara urbane të energjisë Utah që Departamenti i Energjisë ka planifikuar të ndërtojë në tokën e saj në lindje të Idahos.
Në projekt janë të përfshirë 12 reaktorë të vegjël bërthamorë, të cilët mund të prodhojnë 60 megavat energji e cila do të sigurojë energji elektrike për më shumë se 50 mijë banesa.
Reaktori i parë do të ndërtohet në vitin 2029 ndërsa të tjerët në vitin 2030.
NuScale Power njoftoi se reaktorët e vegjël modularë kanë cilësi të përparuara të sigurisë si vetë-ftohje dhe mbyllje automatike.
John Hopkins, drejtuesi i lartë i kompanisë ka bërë vlerësimin se “Kjo është një pikë kthese jo vetëm për NuScale, por në të njëjën kohë për të gjithë sektorin e energjisë bërthamore të SHBA-së si dhe për teknologjitë e tjera të zhvilluara bërthamore”.
Aprovimi i i këtij projektimi nga Autoriteti Rregullator Bërthamor i SHBA-së nënkupton se besohet që kjo teknologji do të funksionojë rregullisht.