Fillimi LajmeMerkel: Helmimi i opozitarit rus Navalny, përpjekje për ta heshtur

Merkel: Helmimi i opozitarit rus Navalny, përpjekje për ta heshtur

nga Shekulli Agency

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se helmimi i i opozitarit rus Alexey Navalny ishte përpjekje për ta heshtur atë, raporton AA.

Merkel mbajti një deklaratë për shtyp pasi u përcaktua përfundimisht që opozitari rus Alexey Navalny, trajtimi i të cilit po vazhdon në Berlin, ishte helmuar.

“Ajo që është e sigurt është se Alexey Navalny ishte viktimë e një krimi dhe dëshironin ta heshtnin. Në emër të qeverisë, unë e dënoj fuqimisht këtë”, tha Merkel.

Merkel tha se presin që qeveria ruse ta shpjegojë incidentin.

“Ka pyetje shumë serioze që vetëm qeveria ruse mund dhe duhet t’u përgjigjet për momentin”, theksoi kancelarja gjermane.

Ajo tha bota ka kthyer vëmendjen te fati i liderit të opozitës ruse Navalny dhe se e gjithë bota po pret një përgjigje.

Merkel deklaroi se në lidhje me çështjen do ta informojnë edhe Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Ajo po ashtu njoftoi se ambasadori rus në Berlin është ftuar në ministri në lidhje me çështjen.

Ndryshe, autoritetet gjermane më herët njoftuan se kanë prova “të qarta” se Navalny ishte helmuar me agjent nervor.

Navalny, 44 vjeç, një kritik i zhurmshëm i presidentit rus Vladimir Putin, u përkeqësua më 20 gusht në një fluturim nga qyteti siberian Tomsk për në Moskë. Aeroplani bëri ulje emergjente në Omsk dhe Navalny u dërgua me urgjencë në një spital, ku kaloi dy ditë para se të dërgohej në Berlin për mjekim.

Navalny aktualisht është në kujdes intensiv në një gjendje kome të induktuar. Gjendja e tij është e rëndë, por nuk ka rrezik akut për jetën e tij, thonë mjekët.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies