Fillimi LajmeRusia publikon video të njësive të saj duke u kthyer nga stërvitja ushtarake në Krime

Rusia publikon video të njësive të saj duke u kthyer nga stërvitja ushtarake në Krime

nga Shekulli Agency

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka publikuar një video të njësive ushtarake ruse duke u kthyer në bazat e tyre të përhershme, pas kryerjes së stërvitjeve në ditët e kaluara në Krimenë e aneksuar ilegalisht, transmeton (AA).

Videoja e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregon kthimin e trupave të Qarkut Ushtarak Jugor në bazat e saj mbi Urën e Kerçit, pas përfundimit të stërvitjeve në poligonet e Krimesë.

Aty mund të shihen mjete të blinduara dhe tanke që u përkasin trupave duke u kthyer me tren.

Vadim Astafyev, zëdhënës i korpusit Ushtarak Jugor në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, njoftoi të martën se njësitë ushtarake ruse që kryejnë stërvitje në Krime kanë filluar të kthehen në bazat e tyre.

Gadishulli i Krimesë iu aneksua Ukrainës nga Federata Ruse në mars 2014.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies