Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, u takua me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Hulusi Akar.
Zyrtarët vazhdojnë takimet e tyre dypalëshe në selinë e NATO-s, ku ndodhen për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të aleancës.
Akar u takua me ministrin rumun të mbrojtjes Vasile Dincu, ministrin e mbrojtjes së Latvisë, Artis Pabriks, ministrin grek të mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos dhe ministren e mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska.