Fillimi ReflektimTurqia përkujton diplomatin e vrarë nga grupi terrorist armen në vitin 1976

Turqia përkujton diplomatin e vrarë nga grupi terrorist armen në vitin 1976

nga Shekulli Agency

Turqia përkujtoi diplomatin e saj të vrarë nga një grup terrorist armen në vitin 1976, transmeton Anadolu Agency.

“Kujtojmë me respekt dëshmorit tonë Oktar Cirit, Sekretarin e Parë të Ambasadës sonë në Liban, i vrarë në një sulm të urryer nga organizata terroriste armene ASALA në Bejrut më 16 shkurt 1976”, tha Ministria e Jashtme turke në Twitter.

Cirit u qëllua pas shpine me një armë me shurdhues teksa ishte në Bejrut. Vrasësit janë larguar me automjetin e tij. Ushtria Sekrete Armene për Çlirimin e Armenisë (ASALA) mori përgjegjësinë për sulmin.

– Vala armene e terrorit ndaj diplomatëve turq

Sipas të dhënave të përpiluara nga AA, gjithsej 77 persona, 58 prej tyre shtetas turq, duke përfshirë 31 diplomatë dhe anëtarë të familjeve të tyre, u vranë në sulmet nga viti 1973 deri në 1986 të kryera nga grupet terroriste: ASALA, Komandot e Drejtësisë të “Gjenocidit Armen” (JCAG) dhe Ushtria Revolucionare Armene (ARA).

Fushata vdekjeprurëse filloi në vitin 1973 me vrasjen e Konsullit të Përgjithshëm të Turqisë në Los Angeles Mehmet Baydar dhe diplomatit Bahadır Demir nga një terrorist i quajtur Gourgen Yanikian.

ASALA ishte grupi i parë terrorist armen që zhvilloi luftë kundër Turqisë. Ai jo vetëm që shënjestroi Turqinë, por edhe vende të tjera dhe u bë i njohur për një sulm me bombë të vitit 1975 në zyrën e Këshillit Botëror të Kishave në Bejrut.

JCAG fillimisht fitoi famë pasi mori përgjegjësinë, bashkë me ASALA-s, për vrasjen më 22 tetor 1975 të Daniş Tunalıgil, ambasadorit të Turqisë në Vjenë.

ARA besohet të jetë një vazhdim i JCAG-ut me një emër tjetër.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies