Fillimi LajmeRusia në kërkim të një korridori ajror për të ndihmuar Sirinë

Rusia në kërkim të një korridori ajror për të ndihmuar Sirinë

nga Shekulli Agency

907625-avion-chasse-mig-35-meme

Rusia vazhdon ndihmën e saj me armë të cilën e ofron prej vitesh ndaj regjimit edhe pas luftës së brendshme e cila nisi në vitin 2011 në Siri pasi regjimi intensifikoi presionet mbi opozitarët dhe e cila më pas u shndërrua në.

 

Rusia vazhdon ndihmën e saj me armë të cilën e ofron prej vitesh ndaj regjimit edhe pas luftës së brendshme e cila nisi në vitin 2011 në Siri pasi regjimi  intensifikoi presionet mbi opozitarët dhe e cila më pas u shndërrua në një konflikt të armatosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv.ministri i Jashtëm rus, Mihail Bogdanov dhe zëdhënësja e ministrisë, Mariya Zaharova, duke mbrojtur qëndrimin se mbështetja ushtarake është në përputhje me ligjin ndërkombëtarë kanë theksuar më parë se ata që prej kohësh ofrojnë ndihmë dhe pajisje ushtarake ndaj Sirisë dhe gjithashtu kanë konfirmuar se ekspertët ushtarakë rusë ndodhen në këtë vend për të ofruar trajnimin në lidhje me pajisjet ushtarake të dërguara.

Rusia ndihmat ndaj Sirisë i dërgon nëpërmjet rrugës tokësore dhe asaj ajrore, por Rusia ndihmat humanitare dhe ato të armatimeve me anije tregtare dhe ushtarake nëpërmjet Detit të Zi mund ti dërgojë në Damask nëpërmjet bazës në portin Tartus të Sirisë.

Ndërsa në dërgesat me anë të avionëve kargo dhe atyre të ushtrisë ruse ka tre destinacione kryesore. Mënyra më e përshtatshme është përdorimi i hapësirës ajrore e Turqisë, ndërsa rruga e dytë ajo përmes Ballkanit Deti Zi-Bullgari-Greqi-Mesdhe dhe në lindje nëpërmjet Detit Kaspik-Iran-Irak.

Dihet që Turqia është kundër ndihmës ushtarake ndaj regjimit sirian nga vendet si Irani dhe Rusia. Me 11 tetor 2012 një avion udhëtarësh i kompanisë ajrore të Sirisë i cili fluturonte në drejtimin Moskë-Damask me dyshimin se transportonte ngarkesë ushtarake ai nën shoqërimin e avionëve luftarakë turk u zbrit në aeroportin Esenboğa dhe u kontrollua.

Ndërsa në itinerarin Deti Zi-Ballkan-Mesdhe sipas lajmeve të ditëve të fundit tregojnë se Rusia do të përballet me pengesat e Greqisë dhe të Bullgarisë.

Bullgaria ditë më parë njoftoi se nuk do të lejonte kalimin e avionëve rusë me dyshimin se transportonin pajisje ushtarake, ku pas presioneve të Rusisë ditën e djeshme u njoftua se avionët mund të kalojnë pasi të kontrollohen.

Ndërsa sipas lajmeve të 7 gushtit në shtypin grek theksohet se SHBA me 5 gusht kishte kërkuar nga qeveria e Athinës që të pengonte kalimin nga linja FIR e Greqisë të avionëve rusë me pretendimin se transportojnë armë për në Siri.

Ndërsa zv. ministri i jashtëm rus, Sergey Ryabkov në një deklaratë  ditën e djeshme tregoi “Washingtonin dhe Brukselin” si shkak të pengesës së hasur në Bullgari dhe Greqi.

Ndërsa lektori në universitetin Özyeğin Prof. Dr. Mesut Hakkı Caşin, në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë dhe të Greqisë tha se “Bullgaria si një shtet sovran mund ta mbyllë hapësirën ajrore të saj. Jo vetëm BE-ja por edhe NATO do të përfshihet në këtë çështje dhe do ti bëjnë presion Greqisë që të mbyllë hapësirën ajrore ndaj avionëve rusë”.

Cili do të jetë qëndrimi i Irakut?-

Pas rritjes së problemeve në destinacionet e Turqisë dhe destinacionit tjetër Deti Zi-Ballkan, Rusisë do ti duhet që të drejtohet drejt Lindjes. Ku pas deklaratave të ditës së djeshme të Bullgarisë dhe të Greqisë autoritetet ruse deklaruan në lidhje me linjën e Lindjes si një alternativë. Pasi zyrtari i Ministrisë së jashtme ruse Ryabkov njoftoi rrugët alternative, agjencia zyrtare e lajmeve ruse TASS në një lajm të të bazuar nga diplomatët rusë në Teheran njoftoi se Irani ka dhënë leje për kalimin e avionëve rusë.

Rusia në mënyrë që të vazhdojë itinerarin e saj alternativ për tu lidhur me Sirinë pas Kaspik-Iran  duhet të vazhdojë edhe nëpërmjet Irakut.

Kremlini i cili në kohët e fundit ka rritur kryesisht bashkëpunimin ushtarak kundër DAESH me Irakun dhe i cili ka filluar dorëzimet e avionëve ushtarakë ndaj qeverisë së Bagdadit, është ende e paqartë nëse do të marrë apo jo përgjigjen që kërkon nga Kryeministri Ibadi. Kryeministri Ibadi i mbetur mes dyshesh Iran-Rusi dhe SHBA-së do ta ketë të vështirë të japë një vendim pikërisht në një kohë ku ai është i zënë me reformat në institucionet shtetërore dhe me terrorizmin e DAESH.

Caşin, i cili në lidhje me çështjen duke tërhequr vëmendjen ndaj një problematike tjetër në Irak ku ai duke mbrojtur idenë se Rusia edhe sikur të marrë leje nga Irani duhet të marrë parasysh konfliktin me Amerikën në mënyrë që të kryejë furnizimet ndaj Sirisë nëpërmjet Irakut, ka vlerësuar se “Forcat ajrore të koalicionit vazhdojnë fluturimet mbi Irak. A hyn Rusia në konflikt me to nuk e di” ka vlerësuar Caşin.

Edhe eksperti i sigurisë kombëtare dhe i politikës së jashtme, Mesut Ülker në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke vënë në dukje se në situatën aktuale Rusia në pikëpamjen e përdorimit të hapësirës ajrore nuk ka shumë alternativa, ka theksuar se alternativa më e mirë duket se është nëpërmjet Detit Kaspik në destinacionin Iran-Irak. Ülker, ka tërhequr vëmendjen gjithashtu se qeveria e Irakut përballë kërkesave të Rusisë do të përballet me presionin e SHBA-së.

Ülker, i cili ka shprehur se edhe Turqia si një vend anëtar i NATO-s nuk konfirmon transportimin e armëve nga Rusia në Siri nëpërmjet hapësirës ajrore të sajën, ka theksuar se edhe Turqia do ta kundërshtojë këtë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies