Gjatë ditës së djeshme nëpër shtetin tonë kanë transituar rreth 6.000 refugjatë të rinj nga kampi për pranim në Gjevgjeli deri në Tabanoc. Nga stacioni i trenit informuan se nga platforma te kampi dje drejt Tabanocit janë nisur pesë trena specialë me rreth 3.300 emigrantë, ndërsa në mëngjes u nis edhe treni i parë i sotëm drejt Tabanocit me rreth 600 migrantë.
Nga stacioni i trenit konfirmuan se edhe sot janë të gatshëm të përgjigjen në kërkesat e kampit me trena shtesë specialë, të cilat janë të gatshëm dhe presin thirrje
Dje një pjesë e madhe e migrantëve janë transportuar me autobusë dhe vetura taksi drejt Tabanocit, ndërsa ky është rasti edhe në mëngjes. Rreth 30-të autobusë dhe taksi vetura i presin migrantët te ura në Suva Rekë dhe prej aty i transportojnë drejt kufirit verior.
Sipas valës së migrantëve në kampin për pranim, pritet edhe sot nëpër vendin tonë të transitojnë rreth 6.000 migrantë. Transporti është mirë i organizuar dhe madje deri tani po zhvillohet pa vështirësi.
