Fillimi LajmePresidenti Erdogan prononcohet në lidhje me zhvillimet e fundit

Presidenti Erdogan prononcohet në lidhje me zhvillimet e fundit

nga Shekulli Agency

taip-erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë kthimit në vend nga turneu i vizitave në Lindjen e Largët u prononcua në interes të gazetarëve.

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë kthimit në vend nga turneu i vizitave në Kinë, Indonezi dhe Pakistan, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin gjatë këtyre vizitave.

Në përgjigje të pretendimeve se “Sërish është kthyer në vitet e 90-ta”, Presidenti Erdoan tha se “Tanimë nuk ka vend për ato kohëra. Në vitin 2013 na premtuan se do ti lënë armët, por sërish filluan me sulme të terrorit. Natyrisht se shteti nuk qëndron dhe nuk mund të qëndroj indifirentë ndaj këtyre ngjarjeve. Edhe unë si president nuk mund të jem i tillë”.

Duke i bërë një vlerësim edhe marrëdhënieve Turqi-SHBA pas operacioneve të fundit, Presidenti Erdogan tha se më 22 korrik ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Obama, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Tema kryesore e bisedës posaçërisht ishte organizata terroriste DAESH ku i bëmë një vlerësim edhe punimeve në lidhje me forcat e koalicionit që do të formohen. Pas kësaj me vrasjen e një nënoficeri tonë nga DAESH ne organizuam operacionin ushtarak kundër kësaj organizate”.

Gjatë kësaj kohe Presidenti Erdogan tha se në Kandil të Irakut dhe në Turqi ndodhen disa elemente kërcënuese ndërsa shtoi se “U detyruam për të hedhur hapa ndaj këtyre”.

Presidenti Erdogan duke e bërë të ditur se “nuk bëhet fjalë që Turqia të kthehet në periudhën e viteve 90-ta”, ai rikujtoi se organizata terroriste e PKK-së në vitin 2013 kishte premtuar për ti lënë armët, por se nuk e mbajti fjalën e dhënë dhe vazhdoi me sulme terroriste.

Erdoan vijoi kështu: “Natyrisht se shteti nuk qëndron dhe nuk mund të qëndroj indifirentë ndaj këtyre ngjarjeve. Edhe unë si president nuk mund të jem i tillë. Natyrisht se në udhëheqjen e Turqisë luan rol edhe presidenca. Unë si president çdoherë duhet të marr përsipër rolin që më është dhënë me kushtetutë. Më nuk jemi Turqia e viteve të 90-ta. Tani kemi një president të zgjedhur më 10 gusht me votat e popullit”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies