Në deklaratë gjithashtu theksohet se “si pasjë e disa sulmeve të ndërmarra që prej 27 korrikut linjat e tubacionit të naftës kanë dalë jashtë përdorimit dhe se transporti i naftës ka ndaluar plotësisht”
Ministria e Burimeve Natyrore e Qeverisë rajonale kurde të Irakut ka njoftuar se për shkak të sulmit ndaj tubacioneve të linjsë së naftës Kerkuk-Yumurtalik të ndërmarrë nga organizta terroriste PKK, qeveria rajonale kurde e Irakut ka pësuar një dëm prej 250 milionë dollarësh.
Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare të internetit të ministrisë theksohet se “Linja e tubacionit të naftës, është burimi kryesor i rajonit të Kurdistanit. Pagat e nëpunësve sigurohen nga të ardhurat e naftës së eksportuar nga këto linja. Sigurohen kontribute për qeverinë dhe popullin e Kurdistanit nga këto të ardhura. Linja e tubacionit të naftës janë mbështetja e vetme kundër çdo zhvillimi negativ në rajonin e Kurdistanit”.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se “si pasjë e disa sulmeve të ndërmarra që prej 27 korrikut linjat e tubacionit të naftës kanë dalë jashtë përdorimit dhe se transporti i naftës ka ndaluar plotësisht”.
– PKK i shkakton dëme kurdëve
Në deklaratën ku vihet në dukje se për shkak të sulmeve ekonomia e rajonit ka pësuar dëme theksohet se “Sulmi në linjat e tubacinit të naftës në rajonin e kurdistanit ka sjellë një dëm të pakët për Turqinë. Dëmi i vetëm për Turqinë është vetëm në të ardhurat e siguruara nga transporti i tij. Rajoni i Kurdisatani ka një dëm prej 99 përqind, me një vlerë prej 250 milionë dollarë dhe kjo shumë përbën pagat e një muaji për Peshmergët, forcat e sigurisë publike dhe punonjësit e Ministrisë së Brendshme. Këto sulme të pakuptimta ndaj linjave të tubacinot të naftës së Kurdistanit duhet të ndalohen. Kjo përbën një ndikim serioz në jetën dhe sigurinë e popullit të Kurdistanit”.
