Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Gjermanisë numri i emigrantëve në Gjermani në vitin 2014 në krahasim me vitin 2011 është rritur me 10.6 për qind.
Në Gjermani, numri i emigrantëve në vitin 2014 është raportuar të jetë rritur në një nivel rekord, duke arritur në 10.9 milion njerëz.
Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Gjermanisë numri i emigrantëve në Gjermani në vitin 2014 në krahasim me vitin 2011 është rritur me 10.6 për qind. Kjo rritje theksohet se në numër ajo korrespondon me rreth një milion emigrantë.
Ndërsa në anën tjetër theksohet se numri i atyre që nuk kanë një sfond emigranti që nga viti 2011 e deri tani ka shënuar një rënie prej 1.4 përqind e cila korrespondon me një shifër prej 885 mijë persona.
Në Gjermani e cila ka një popullsi afërsisht prej 80 milionë e 89 mijë banorë një e pesta e kësaj popullsie ka të shkuar emigrantësh. Më shumë se gjysma e emigrantëve posedojnë pasaportë gjermane.
