Fillimi LajmeNga shpërthimet në Ankara, deri më tani 86 të vdekur, 186 të plagosur (VIDEO)

Nga shpërthimet në Ankara, deri më tani 86 të vdekur, 186 të plagosur (VIDEO)

nga Shekulli Agency

sulm-ankaraSipas një deklarate të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë, numri i të vdekurve nga shpërthimet pranë stacionit të trenit në kryeqytetin e vendit ka shkuar në 86 persona, ndërsa numëri i të plagosurve në 186, raporton Anadolu Agency (AA).

MPB e Turqisë në deklaratën e saj thekson se në këtë vend po tuboheshin qytetarët të cilët pritej të merrnin pjesë në një marshim të planifikuar nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Në deklaratë thueht se marshimi do të organizohej nga sindikata të ndryshme dhe shoqëria civile në vend. Ndërkohë sipas deklaratës thuhet gjithashtu se dy shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 10:05 sipas orës lokale, ndërkohë që qytetarë të shumtë po kalonin nga pikat e kontrollit.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi në një deklaratë për mediat tha se në vend ngjarje janë dërguar 56 ambulanca dhe 10 të tjera janë në pritje në këtë zonë. Ndërkohë Ministria thekson se bashkë me ambulancat në zonë ndodhen dhe 5 helikopterë për ti ardhur në ndihmë të plagosurve.

Burimet e autoriteteve policore të Turqisë thanë se shpërthimet kanë ndodhur përpara pikës së kontrollit të ngitur nga policia për mbarëvajtjen e marshimit të sotëm i cili pritej të organizohej në Ankara nga sindikata të ndrsyhme dhe shoqëria civile në vend.

https://youtu.be/LLfMCUPTPIw

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies