Fillimi LajmeNëse Hungaria e mbyll kufirin, atherë duhet edhe Serbia dhe Maqedonia

Nëse Hungaria e mbyll kufirin, atherë duhet edhe Serbia dhe Maqedonia

nga Shekulli Agency

imigracion-hungari

Kryetari i komunës së Gjevgjelisë në Maqedoni thotë se frigohet që nëse Hungaria e mbyll kufirin, atherë të njejtën gjë duhet ta bëjnë Serbia dhe Maqedonia, pasi nuk kanë tjetër zgjidhje.

Ivan Frangov ka thënë se kjo komunë zgjidh problemin me emigrantët në koordinim me qeverinë.

“Këtë problem nuk e ka zbuluar as Maqedonia as Gjevgjelia, po ky është një problem global, dhe problemi hyn nëpërmjet shtetit i cili është antarë i BE-së, e kjo është Greqia” ka thënë Frangov.

Ai ka thënë se i kupton migrantët, por pret edhe nga ata pak rrespekt ndaj shtetit, duke thënë se lënë mbeturina të mëdha pas vetes në stacionet hekurudhore dhe pjesët rreth saj.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies