Me rastin e dy vjetorit të masakrave në sheshet “Rabia” dhe “Nahda” në Egjipt mbahen protesta përkujtimore në New York të SHBA-së.
Në protestën e cila ka nisur para Konsullatës së Përgjithshme egjiptiane në New York, qindra persona kanë përkujtuar mbi 1 mijë personat kundërshtarë të grushtit të shtetit të cilët humbën jetën në masakër dhe kanë brohoritur me slogane mbështetëse për presidentin Muhammed Mursi, i cili erdhi në detyrë me zgjedhje demokratike dhe u largua nga posti me grusht shteti ushtarak.
Protestuesit kanë mbajtur në duar posterat e personave që humbën jetën në protestat kundër grushtit të shtetit, flamuj të Egjiptit dhe pankarta me “shenjën Rabia” si dhe kanë protestuar kundër grushtit ushtarak të ndodhur më 3 korrik 2013 dhe kundër Abdulfettah es-Sisi.
Hissam Abdullah, një nga protestuesit në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka pohuar se: “Si një qytetarë amerikan dua që qeveria jonë të përmbushë kërkesat sipas ligjeve të SHBA-së. Sepse ligjet amerikane nuk lejojnë mbështetjen e një qeveria që ka ardhur në pushtet me grusht shteti”.
Abdullah i cili ka pohuar se qëndrimet e botës perëndimore janë të papajtueshme kundrejt masakrave të grushtit të shtetit dhe kundërshtarëve të tij në Egjipt ka theksuar se regjimi i Sisit që në ditën e parë të tij është jo-legjitim.
Ai duke falënderuar qeverinë dhe popullin turk për mbështetjen ndaj demokracisë në Egjipt, ka shtuar më tej se: “Kur vajta para pak kohësh në Turqi pashë gjithandej shenjën e Rabia. Është shumë përshtypjelënëse që populli turk të na mbështesë duke ndjerë dhimbjen tonë”.
Ndërsa një protestues tjetër Samas Nowar ka pohuar se që nga masakrat në sheshet “Rabia” dhe “Nahda” brenda dy vitesh situata në Egjipt sa vjen e përkeqësohet.
Nowar i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kombeve të Bashkuara që të ndërpresin mbështetjen e dhënë ndaj qeverisë së grushtit të shtetit në Egjipt.
– Protestë para ndërtesës News Corporation-
Protestuesit më pas nga Konsullata e Përgjithshme e Egjiptit në SHBA kanë marshuar drejt qendrës së përgjithshme të kompanisë News Corporation me pronar Rupert Murdoch.
Protestuesit janë bashkuar me një grup tjetër kundërshtarë të grushtit para ndërtesës ku është vërejtur se është protestuar në mënyrë entuziaste si dhe në protestë është konstatuar që protestuesit kanë mbajtur në duar afër njëra-tjetrit pankartat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe ato të Mursit.
Një nga qytetaret amerikanë që morën pjesë në protestë, Missy Crutchfield ëhtë shprehur se “çdo vit 1 miliardë e gjysmë dollarë i jepen Egjiptit, por këto para nuk shkojnë për popullin egjiptian, por për ushtrinë dhe diktatorin Sisi”.
Crutchfield, e cila ka tërhequr vëmendjen se qendra e përgjithshme e News Corporation në të njëjtën kohë është edhe qendra e lidhur me Fox News ajo ka mbrojtur idenë e saj se mediat amerikanë nuk reflektojnë të vërtetat në lidhje me Egjiptin dhe se Fox News është “më e keqja” brenda kësaj medieje.
Crutchfield, tha gjithashtu se edhe ardhja e Sisit në Amerikë vitin e kaluar është një situatë në kundërshtim me ndërgjegjen.
