Fillimi LajmeOperacion anti-terrorizëm në 13 rajone të Stambollit, 15 të ndaluar

Operacion anti-terrorizëm në 13 rajone të Stambollit, 15 të ndaluar

nga Shekulli Agency

operacion-policia-stamboll

Ekipet e Departamentit të Anti-terrorizmit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Stambollit në orët e para të mëngjesit ndërmorën operacione në 23 adresa në 13 rajone me qendër Küçükçekmece dhe Bağcılar.

 

Në një operacion të ndërmarrë në të njëjtën kohë në 23 adresa në 13 rajone të Stambollit në Turqi kundër YDG/H, strukturës rinore të organizatës terroriste PKK u ndaluan 15 persona.

Ekipet e Departamentit të Anti-terrorizmit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Stambollit në orët e para të mëngjesit ndërmorën operacione në 23 adresa në 13 rajone me qendër Küçükçekmece dhe Bağcılar.

Në operacionin e ndërmarrë me mbështetjen e helikopterëve të policisë, ekipeve të forcave Speciale dhe Forcave Kundër Trazirave u ndaluan 15 persona anëtarë të YDG/H, strukturës rinore të organizatës terroriste PKK, ku dyshohet se ishin përgatitur për të kryer akte.

Gjatë kontrolleve u konfiskuan 1 pistoletë pa leje, një numër i madh fishekësh, si dhe materiale me natyrë organizative dhe materiale dixhitale.

Të dyshuarit pasi u kaluan në kontrollin shëndetësor në spitalin në Haseki u dërguan në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të Stambollit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies