Fillimi LajmeNë veri të Irakut neutralizohen 27 terroristë të PKK-së

Në veri të Irakut neutralizohen 27 terroristë të PKK-së

nga Shekulli Agency

Gjatë sulmeve ajrore të cilat ushtria turke i ka kryer në malin Kandil në veri të Irakut janë neutralizuar 27 terroristë të PKK-së, bëhet e ditur të premten nga Shtatmadhoria e Turqisë.

Në njoftimin e shkurtër të Shtatmadhorisë theksohet se operacioni ka filluar pasi morën informacione të intelegjencës për levizje të terroristëve të PKK-së.

Ndryshe, mali Kandil shërben si seli e grupeve terroriste të PKK-së në veri të Irakut. Gjatë sulmeve ajrore janë shkatërruar tre strehimore.

Më shumë se 1.200 persona, në mesin e të cilëve edhe civilë dhe pjestarë të forcave të sigurisë, kanë humbur jetën që kur PKK-ja, e cila është shpallur organizatë terroriste nga ana e Turqisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, vazhdoi fushatën e saj shumëvjeçare të armatosur kundër shtetit turk në korrik të vitit 2015.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies