Fillimi LajmeNjë muslimane në Shtëpinë e Bardhë jep dorëheqje për shkak të politikave të Trumpit

Një muslimane në Shtëpinë e Bardhë jep dorëheqje për shkak të politikave të Trumpit

nga Shekulli Agency

Rumana Ahmed, muslimane nga Bangladeshi e cila nga viti 2011 ka punuar në Shtëpinë e Bardhë në pozita të ndryshme, dha dorëheqje pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ndalesën e hyrjes së emigrantëve nga shtatë vende me shumicë muslimane.

Ahmed në tekstin e gjerë për revistën “Atlantic” ka përshkruar përvojën të cilën e përjetoi në Shtëpinë e Bardhë, por edhe arsyen për të cilën dha dorëheqje.
“Pasi Trump mori vendim për ndalesën e hyrjes së emigrantëve nga shtatë vende me shumicë të popullatës muslimane, e dija se më nuk mund të punojë për administratën e cila mua dhe njerëzit sikur unë i sheh si kërcënim”, shkroi Ahmed, duke shtuar se më 28 janar braktisi vendin e punës në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo shtoi se familja e saj në vitin 1978 u shpërngul në SHBA, duke theksuar se nga mosha 12 vjeçare mban shaminë në kokë. Sipas saj, SHBA është vend i emigrantëve, duke akuzuar administratën e re për vendimet kundërthënëse që shkaktuan polemika të ashpra.

Ahmed nga viti 2011 ka qenë e angazhuar në pozita të shumta në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa në vitin 2014 mori detyrën në Këshillin për siguri nacionale, ndërsa në administratën e kaluar luajti rol të rëndësishëm në sferën e forcimit të marrëdhënieve me komunitetin e muslimanëve amerikanë.

Në tekstin e dorëheqjes shkroi se atmosfera në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të Barack Obamës ka qenë shumë e këndshme.

“Atmosfera në Shtëpinë e Bardhë është si pas sulmeve të 11 shtatorit. Më e keqja nga gjitha është se amerikanët që marrin vendim përhapin këtë frikë dhe urrejtje”, shkroi Ahmed.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies