Fillimi LajmeKroaci, kontroll më rigoroz të kufijve për shkak të rrezikut nga terrorizmi

Kroaci, kontroll më rigoroz të kufijve për shkak të rrezikut nga terrorizmi

nga Shekulli Agency

Në fillim të seancës së Qeverisë, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, ndër të tjera, njoftoi se nga nesër kontrolli kufitar do të jetë më rigoroz në të gjithë kufijtë e jashtëm për shkak të kërcënimit të terrorizmit.

Pas seancës së sotme qeveritare ministri i Punëve të Brendshme Vlahe Orepiç me kryeministrin Andrej Plenkoviç, kryeministri në seancën e qeverisë kroate njoftoi se nga nesër do të ndryshojë regjimi i kalimit të kufijve shtetëror.

Ai shpjegoi se bëhet fjalë për një rregullore të lidhur me ligjin për kufijtë Shengen sipas së cilës do të intensifikohen kontrollet kufitare me rastin e kalimit të tyre.

“E gjithë kjo është e lidhur me parandalimin e terrorizmit, pra intensifikimin e kontrolleve kufitare brenda Bashkimit Evropian. Dua t’u them të gjithëve që udhëtojnë që të jenë të durueshëm dhe të kenë mirëkuptim, pasi që sistemi i ri i kontrollit nga nesër do të jetë në përdorim”, ka thënë Plenkoviç.

Zyrtarët e policisë kufitare, gjatë kryerjes së kontrollit kufitar të pasagjerëve, si gjatë hyrjes ashtu edhe gjatë daljes nga BE-ja, do të kryejnë kontroll sistematik të të gjithë pasagjerëve përmes dy bazave të të dhënave: Bazës kombëtare të të dhënave nga sistemi kombëtar i bazës së të dhënave të MPB-së dhe bazën e të dhënave të Interpolit.

“Deri më nuk janë bërë kontrollet sistematike të shtetasve nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendeve të lidhura me zonën Shengen, por nga nesër në mënyrë sistematike do të kontrollohen edhe kjo kategori e njerëzve, thuhet nga MPB-kroate.

Një regjim i veçantë do të zbatohet për shtetasit e vendeve të treta, përpos dokumentit të vlefshëm të udhëtimit, i cili duhet të jetë për periudhë 10 vjeçare, duhet të jetë i vlefshëm për të paktën tre muaj nga data e largimit nga Kroacia.

Gjithashtu, shtetasit e vendeve të treta duhet të justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit dhe të kenë mjete të mjaftueshme jetese dhe të kthimit, dhe se nuk guxojnë të bëhen kërcënim për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies