27
Ministri për Investim të Huaja Arlind Zeqiri, nga radhët e BDI-së, po qëndron për vizitë në Dubai në kërkim të ndonjë “lëmoshe” nga sheikët arabë, të cilët, duhet thënë se nuk parapëlqehen nga krerët e partisë së tij, mbi gjitha nga kryetari Ahmeti dhe hija e tij e pandashme Artan Grubi.
Kujtojmë se nga BDI, gati çdo ditë akuzojnë Lëvizjen BESA për gjoja lidhjet me botën arabe dhe Turqinë, por nuk shikojnë faktet që flasin se janë pikërisht përfaqësues të BDI-së, që gati çdo udhëtim zyrtar që e kanë jashtë shtetit është ose në Turqi ose në botën arabe.