Forcat e armatosura të Turqisë kanë kryer sulme të reja ajrore mbi strehimoret e sapozbuluara të organizatës terroriste PKK në juglindje të Turqisë dhe në veri të Irakut, raporton (AA).
Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë theksohet se të paktën 16 terroristë janë neutralizuar në sulmet ajrore ndaj strehimoreve të PKK-së në periferitë rurale të provincës juglindore të Turqisë Sirnak dhe Hakkari.
Paralelisht me këtë, forcat ajrore turke kanë shkatërruar edhe disa shpella të cilët terroristët i kanë përdorur si mburojë në malet shkëmbore në zonën kufitare të Irakut.
Në mesin e objektivave të shkatërruara ishte edhe një depo e armëve të terroristëve të PKK-së.
Organizata separatiste PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. Kjo është një organizatë që për më shumë se tre dekada udhëheqë fushatë të armatosur kundër Turqisë, fushatë të cilën e ka intensifikuar në muajin korrik 2015.
Deri më tani nga sulmet janë vrarë më shumë se 1.200 njerëz, përfshirë pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe civilë. Përveç në Turqi, PKK vepron edhe në veri të Irakut dhe Sirisë, ku operon dega e saj PYD/YPG.