Në një deklaratë nga Ministria e jashtme kroate theksohet se qytetari kroat Tomislav Salopek i cili punonte për një kompani franceze është marrë peng nga DAESH.
Në deklaratën ku vihet në dukje se ka informacione se Salopek është marrë peng në terrotrin egjiptian jepet thuhet se Ministrja e jashtme kroate Vesna Pusiç do të shkojë në Egjipt për qartësimin e situatës. Gjithashtu është dhënë informacioni se Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e Salopek.
Në një video e publikuar në internet nga organizata terroriste DAESH theksohet se ka kërcënime se qytetari kroat do të vritet brenda 48 orëve.
