Fillimi LajmeKompania farmaceutike gjermane ‘Bayer’ planifikon largime nga puna

Kompania farmaceutike gjermane ‘Bayer’ planifikon largime nga puna

nga Shekulli Agency

Kompania gjermane farmaceutike dhe kimike ‘Bayer’ ka njoftuar se do të reduktojë ndjeshëm fuqinë punëtore duke kaluar nëpër një ristrukturim të ri të korporatës.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se ‘Bayer’ dëshiron të rrisë në mënyrë të qëndrueshme performancën e saj operacionale përmes strukturës së re të korporatës.

Ata theksuan se plani i ristrukturimit synon uljen e hierarkisë në kompani, eliminimin e burokracisë dhe përshpejtimin e procesit të vendimmarrjes dhe se Bordi Drejtues dhe Këshilli i Punës kanë arritur një marrëveshje të ristrukturimit për të ardhmen e kompanisë.

Më tej, thuhet se plani i ristrukturimit do të përfshijë gjithashtu rregullore për një reduktim të ndjeshëm të fuqisë punëtore dhe se pushimet nga puna do të fillojnë në muajt në vijim (nëpërmjet kompensimit) dhe do të përfundojnë në vitin 2025.

Reduktimi i fuqisë punëtore të kompanisë pritet të ndikojë kryesisht në menaxhmentin e mesëm.

‘Bayer’ ka 100 mijë punonjës në mbarë botën dhe 22 mijë vetëm në Gjermani.

Kompania po përballet me thirrje nga disa investitorë dhe aksionarë për të ndarë operacionet e saj kimike bujqësore dhe farmaceutike.

Vlera e tregut të kompanisë ‘Bayer’ ra me më shumë se 40 për qind në një vit, respektivisht në 32.3 miliardë euro.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies