Fillimi Opinion/AnalizaHajdutët e Republikës

Hajdutët e Republikës

nga Shekulli Agency

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nëse dëshiron të shkruash një opinion mbi realitetin dhe të vërtetat për shqetësimet dhe hallet shoqërore, dëgjo zërin qytetar! Në emisionin e posaçëm, në atë të zërit qytetar të mëngjesit, te Bashkim Hoxha në Abc News, ajo që qytetarët e thonë shpesh është kjo: “këta janë të gjithë hajdutë”. Ky opinion i qytetarëve thotë realitetin. Hajdutët e Republikës , bëhet fjalë për atëhere dhe kur  sistemin dhe shtetin republikan  e kapin, e sundojnë dhe e qeverisin hajdutët, dhe ky lloj sistemi quhet kleptokraci që do thotë  hajdutokraci, që do të thotë sundim e qeverisje nga  hajdutët.

Hajdutëria institucionale dhe shtetërore është ajo dhe ndodh atëhere kur pushteti, drejtësia , udheheqësit, qeveria dhe  e gjithë politika keqpërdorin fuqinë e tyre për t’u pasuruar duke vjedhur me veprime e akte përvetësimesh , korrupsioni, ryshfeti dhe duke shpërdoruar e përvetsuar fonde dhe paranë publike për pasurim të tyre dhe të akrabave familjare tw tyre.

Hajdutë e mëdhenj të Republikës janë  bartësit e korrupsionit dhe përfituesit e parave publike, të trojeve, të pasurisë dhe të pushtetit korruptiv; pra hajdutë të Republikës  janë ata që  përdorin pushtetin, postin, detyrën, ligjin, drejtësinë  dhe korrupsionin për perfitime personale.

Hajdutët ordinerë nuk janë asgjë krahasuar me këta.

Në opinionin e gjërë përgjithësisht  si hajdutë të Republikës të këtij tranzicioni 30 vjecar identifikohen elitarët politikë, juridikë e oligarkikë. Janë hajdutë të Republkës ata të cilët tradhtojnë atdheun dhe  Republikën për interesa e përfitime personale sepse hajduti si atdhe ka paranë; hajdutë të mëdhenj janë ata që vjedhin në emër të pushtetit, të ligjit dhe të Republikës.

Hajdutët e Republikës  janë të gjithë ata që e shfrytëzojnë dhe e keqpërdorin politikën, pushtetin ,postin  e detyrën shtetërore për të bërë korrupsionin për të vjedhur e grabitur paranë publike dhe atë të qytetarëve; hajdutë janë të gjithë ata që kanë kapur  sistemin shtetëror  republikan në Shqipëri.   Janë hajdutë të Republikës të gjithë ata që gjënë e të gjithëve, që është Republika  ata e kanë bërë mjet, pronë dhe vegël të tyre.

Hajdutët e Republikës janë të gjithë ata të cilët gjatë këtyre 30 viteve të tranzicionit kanë marre vendime parlametare,kushtetuese dhe qeveritare e ministrore  për interesa e për përfitime personale, familjare, klanore e partizane në dëm të interesave publike e kombëtare.

Janë hajdutë rë Republikës të gjithë ata të cilët kanë shpërdoruar me licencat dhe sidomos me lejet e ndërtimin për favore personale dhe që kanë bërë edhe krim urbanistik.

Janë hajdutë të Republikës të gjithë ata që kanë pasur dhe që kanë poste e detyra të larta shtetërore të cilët e kanë përdorur vulën, autoritetin shtetëror dhe ligjin për të bërë hajninë, paranë, pasurinë,  biznesin  dhe korrupsionin.

Janë hajdutë të Republikës të gjithë ata gjyqtarë që kanë bërë batërdinë me vendimmarrjet e tyre kriminale e korruptive në “Emer të Republikës”.Këta hajdutë të mëdhenj “blejnë” edhe ndershmërinë,bëjnë moralin e patriotin, blejnë mëncurinë dhe autoritetin.

Prandaj duke parë këtë realitet dhe këtë kulturë korrupsioni dhe hajnije institucionale  SHBA-të nxitën  reformën në drejtësi, krijimin e SPAK-ut si dhe atë të sanksioneve  “non grata” për korrupsion.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies