MPB e Republikës së Maqedonisë herët në mëngjes ka nisur një aksion të gjërë policor në disa qytete të vendit për arrestimin e disa personave për të cilët dyshohet se janë pjesëmarrës në luftërat në Siri dhe Irak.
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë herët në mëngjes ka nisur një aksion të gjërë policor në disa qytete të vendit për arrestimin e disa personave për të cilët dyshohet se janë pjesëmarrës në luftërat në Siri dhe Irak.
“Aksioni i madh policor i MPB-së është për arrestimin e personave për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake në Siri dhe në rajone të tjera ku ka konflikte të armatosura, si dhe të personave të cilët kanë rekrutuar shtetas të Maqedonisë për të marrë pjesë në luftimet në Siri”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.
Aksioni, i cili është në fazën përfundimatre, po zhvillohet në disa qytete. Bastisje janë bërë në Shkup, Strugë, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar. Për fazën finale janë angazhuar njësitë speciale të MPB-së.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet të ketë edhe informacione më të hollësishme nga insitucionet kopetente.
