Vdes edhe nëna e fëmijës 18 muajshe e cila humbi jetën nga një sulm i kolonëve hebrenj në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimorë muajin e kaluar. Nëna e Ali Devabishe-s humbi jetën në spitalin ku ndodhej nën kujdesin mjekësorë.
Në një deklaratë për AA vëllai i nënës së foshnjës tha se Riham Devabishe humbi jetën gjatë natës në spitalin Tel Hashomer ku ndodhej nën kujdesin mjekësorë.
Ndërkohë theksohet se trupi i pajetë është dërguar në qytezën Duma të Nablusit.
Kolonët hebrenj muajin e kaluar sulmuan një familje palestineze në Duma të qytetit të Nablusit i cili gjenden në Bregun Perëndimorë. Në shtëpinë të cilës i vunë flakën humbi jetën një foshnje 18 muajshe, Ali Devabishe dhe qenë plagosur rëndë nëna, babai dhe vëllai katër vjeçar.
Babai i Aliut, Saad Devabishe humbi jetën muajin e kaluar në një spital në qytetin Bir’us-Seba, ndërkohë që ishte nën kujdesin e mjekëve.(AA)
