Fillimi LajmeBotaZekolli paralajmëron drejtuesit e BDI-së: Tash ju hetojnë amerikanët!

Zekolli paralajmëron drejtuesit e BDI-së: Tash ju hetojnë amerikanët!

nga Shekulli Agency

zekolli-620x330Ish-diplomati Arsim Zekolli ka komentuar mënyrën se si janë duke u munduar përfaqësuesit e BDI-së që të minimizojnë efektin e hetimeve që po bëhen nga institucionet amerikane rreth qarkullimit të pasurisë së dyshimtë të zyratrëve shqiptarë nga Maqedonia.

Në media janë përmendur vlera milionëshe në të cilat përmenden edhe emrat e drejtuesve të BDI-së, diçka që është mohuar nga partia shqiptare në pushtet.

Ndërsa, publicisti Zekolli, në profilin e tij në Facebook jep “një sqarim gratis per ‘fraerat’ e BDI-së që mendojnë se tërë bota funksionon sipas parametreva të Çairave, Reçicave e Zajazave”, raporton SHENJA.

“Nëse emrat tuaj janë të përfshirë, përmendur, nënvizuar – si të doni – në rastin dhe dokumentet e Gjyqit në fjalë në Neë York, kjo është vetëm pjesa e parë e problemit. Pjesa e dytë nënkupton që pasuria juaj tani është nën skrutinizim të agjencive federale përkatese, përfshirë FBI-në dhe IRS-in. Që nënkupton edhe hetime për prejardhjen (i)legjitime të pasurisë.

Prandaj, para se të piskasni si pleshta të zënë ngushtë, hulumtoni pak për disciplinën e quajtur financial forensics. Do t’ju duhet në të ardhmen, shumë!”, ka shkruar Zekolli. /SHENJA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies