Fillimi LajmeGazetari slloven: Duhen vrarë refugjatët që i afrohen kufirit

Gazetari slloven: Duhen vrarë refugjatët që i afrohen kufirit

nga Shekulli Agency

2

Gazetari dhe publicisti slloven, Sebastjan Erlah ka shkaktuar skandal pasi që në Twitter, në të cilin është prezantuar propozimi që në shtet të lejohen vetëm refugjatët e besimit krishterë, është përgjigjur me gjuhë edhe më radikale. Ai ka propozuar që në refugjatët të shtihet nëse ata afrohen 500 metra afër kufirit, pa marrë parasysh në përkatësinë fetare.

“Zoti do ta dijë se cilët janë të tij”, ka shkruar Erlah, duke nxitur reagime dhe gjykime në rrjetet sociale, të cilat i paraqesin mediat lokale.

Për shkak të urrejtjes dhe jotolerancës ndaj refugjatëve atij do t’i merret çmimi të cilin e mori para dy vjetësh për angazhim në promovimin e vlerave demokratike dhe evropiane në të cilat është themeluar Sllovenia, derisa ai pritet të përjashtohet edhe nga Partia Demokratike të cilën e udhëheqë ish kryeministri Janez Jansha.

Përveç komentit, Erlah e ka postuar edhe një këngë të kroatit Tompson “Askush mos ta prek pjesën time të vogël të hapësirës”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies